Filipine – Avokati Duterte fiton presidencialet

Pas fitores së tij përfundimtare avokati populist, Rodrigo Duterte u premtoi sot votuesve se do të fillojë një fushatë të pamëshirshme kundër kriminalitetit.

487721
Filipine – Avokati Duterte fiton presidencialet

Avokati populist, Rodrigo Duterte u premtoi sot votuesve se do të fillojë një fushatë të pamëshirshme kundër kriminalitetit pas fitores së tij përfundimtare, që ka mishëruar ndjenjat e thella të filipinasve ndaj elitës.

Kryebashkiaku i qytetit të madh jugor të Davaos morri një avantazh të pakalueshëm pre 6,1 milionë vota në raport me rivalin e tij më të afërt gjatë zgjedhjeve të së hënës duke i bërë dy rivalët kryesorë të pranojnë humbjen.

Rodrigo Duterte, 71 vjeç, ka joshur votuesit me një gjuhë të hapur dhe të drejtpërdrejtë kundër dy problemeve të mëdha të shoqërisë filipinase kriminaliteti dhe varfëria.



Lajme të ngjashme