Protesta kundër Merkelit në Gjermani
Ekstremistët e djathtë në Gjermani, protestuan kancelaren gjermane Angela Merkel për politikat e saj ndaj emigrantëve.
486619

Rreth 1 mijë ekstremistë të djathtë, u mblodhën në Berlin dhe duke kritikuar politikat e qeverisë ndaj emigrantëve hodhën slogane “Merkel duhet të largohet” dhe “Populli jemi ne”.
Kurse rreth 4 mijë e 500 protestues të mbledhur në të njëjtin shesh, dolën kundër atyre që protestonin kundër emigrantëve.
Policia nuk lejoi që dy grupet të afroheshin me njëri-tjetrin.
Gjatë protestave u plagosën 13 policë.
Në Gjermani ku vitin e kaluar kanë hyrë 1 milion e 100 mijë emigrantë, gjithnjë e më shumë rriten shqetësimet se si do të përballet kjo gjendje.