Takimi i Putinit dhe Al-Thanit për zgjidhjen politike të konfliktit sirian

Rusia dhe Katari kërkuan një rregullim politik të konfliktit sirian, me rastin e një takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, sheiku Mohamed bin Abderrahmane Al-Thani, dje në Soçi, në brigjet e Detit të Zi.

Takimi i Putinit dhe Al-Thanit për zgjidhjen politike të konfliktit sirian

“Siria ishte tema kryesore e bisedimeve mes dy personaliteteve”, theksoi për median shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov.

“Pikat kryesore që na bashkojnë janë aspirata për të arritur një zgjidhje politike, një zgjidhje që mundëson ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë, sovranitetin e saj si dhe të pengohet shkatërrimi i saj”, theksoi ai.

Nga ana tjetër shefi i Punëve të Jashtme të Katarit garantoi se ka ardhur në Rusi për të biseduar mbi mundësitë për shpëtimin e procesit politik në Siri si dhe insiston mbi nevojën për ruajtjen e unitetit dhe integritetit territorial të vendit.



Lajme të ngjashme