Kryebashkiaku i Londrës, myslimani Sadiq Khan nga Partia Labursite

Partia Labursite deklaroi fitoren e kandidatit të saj Sadiq Khan, që bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i një kryeqyteti të madh perëndimor, që sipas pjesës më të madhe të numëruar të votave është në avantazh të ndjeshëm ndaj rivalit të tij.

Kryebashkiaku i Londrës, myslimani Sadiq Khan nga Partia Labursite

“Përgëzime @SadiqKhan. Jam me padurim që të punoj me ju për ta bërë Londrën një qytet të barabartë për të gjithë!”, deklaron në Twitter shefi i partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, ndërkohë që rezultatet zyrtare të votimit të organizaur të enjten priten në mbrëmje vonë.

Sadiq Khan, 45 vjeç, konkurronte për bashkinë e Londrës me konservatorin Zac Goldsmith, 41 vjeç, që është djali i një miliarderi.

Deputet i Tooting, një lagje shumë e populluar në jug të Londrës, ai do të pasojë konservatorin Boris Johnson, mbështetës i daljes nga BE-ja.

Ish-avokat me temperament energjik, ish-ministër, baba i dy vajzave, Khan ka premtuar se do t’i përgjigjet problemeve më të rëndësishme të kryeqytetit si banesa të papërballueshme, transporte të tej mbushura dhe ndotje. Popullsia e Londrës ka arritur 8,6 milionë banorë.



Lajme të ngjashme