Siri-70 të vrarë në luftimet mes forcave të regjimit dhe degëzimit të Al Kaedës në Halep

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) shtoi se përleshjet kishin ndodhur në jug të Halepit.

Siri-70 të vrarë në luftimet mes forcave të regjimit dhe degëzimit të Al Kaedës në Halep

Përleshjet e ashpra mes trupave të regjimit të Esadit dhe degëzimit sirian të Al Kaedës dhe aleatëve të tij shkaktuan të paktën 70 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot një OJQ.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) shtoi se përleshjet kishin ndodhur në jug të Halepit, qyteti i dytë më i rëndësishëm sirian pas Damaskut.

”Dje, të paktën 28 persona vdiqën, mes të cilëve gra dhe fëmijë, si dhe rreth 50 të tjerë u plagosën nga një bombardim kundër një kampi refugjatësh në veriperëndim të Sirisë pranë kufirit me Turqinë”, njoftoi sërish OSDH-ja.

Ndërkohë, në qytetin antik të Palmirës orkestra simfonike e Shën Petërburgut zhvilloi një koncert në amfiteatrin e qytetit, nën vëzhgimin e rreptë të helikopterëve ushtarakë.



Lajme të ngjashme