Szijjarto: Vendimi i KE-së për gjobë një absurditet

Kreu i diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto e cilësoi si një formë shantazhi gjobën prej 250 000 euro për person, sugjeruar nga Komisioni Evropian.

Szijjarto: Vendimi i KE-së për gjobë një absurditet

Kreu i diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto e cilësoi si një formë shantazhi gjobën prej 250 000 euro për person, sugjeruar nga Komisioni Evropian për vendet që refuzojnë pranimin e refugjatëve, duke e gjykuar se ky propozim ishte i papranueshëm dhe aspak evropian.

Szijjarto, i cili dha një deklaratë nga Praga në përfundim të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të grupit të Vishegradit, pohoi se koncepti i kuotave ishte një rrugë pa krye.

”Unë do të kërkoj që Komisioni të mos angazhohet në këtë çështje të komplikuar”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme