Liga Arabe dënoi ashpër sulmet e regjimit të Esadit në Halep

Liga Arabe dënoi ashpër sulmet e regjimit të Esadit ndaj civilëve në Halep dhe rrethinë.

Liga Arabe dënoi ashpër sulmet e regjimit të Esadit në Halep

Liga Arabe dënoi ashpër sulmet e regjimit të Esadit ndaj civilëve në Halep dhe rrethinë.

Pas thirrjes së Katarit, përfaqësuesit e vendeve anëtare të Ligës Arabe u mblodhën në një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me gjendjen në Siri.

Në mbledhjen e kryesuar nga ana e Bahrejnit mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nebil el Arabi.

Në konferencën për shtyp të organizuara pas mbledhjes zëvendëssekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed bin Hillu deklaroi se dënojnë ashpër dhunën e regjimit të Esadit ndaj civilëve në Halep.

Duke e bërë të ditur se sulmet janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, Hillu tha: “I bëjmë thirrje Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për tu vënë sa më parë në veprim dhe për të marr vendimet e duhura që regjimi sirianë të ndaloj sulmet në mbarë vendin”.

Hillu i bëri thirrje edhe shoqërisë ndërkombëtare për të hedhur hapat e duhura që palët e përfshira në këto sulme të gjykohen në gjykatën ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme