Spanjë - Qytetarët më 26 qershor sërish drejt kutive të votimit

Mbreti i Spanjës, Felipe VI, nënshkroi të martën dekretin e organizimit të zgjedhjeve të reja legjislative më 26 qershor, shkak i pamundësisë së formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të dhjetorit, njoftoi për median Zyra për Shtyp e Parlamentit spanjoll.

483603
Spanjë - Qytetarët më 26 qershor sërish drejt kutive të votimit

Me anë të këtij dekreti, Mbreti Felipe urdhëron shpërndarjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve vetëm gjashtë muaj pas zgjedhjeve legjislative të fundit, pasi partitë kryesore nuk arritën të binin dakort për votbesimin e qeverisë.

“Seanca parlamentare e radhës, që përkon me fillimin e funksionit pas zgjedhjeve të ardhshme legjislative, u përcaktua më 19 korrik”, saktësoi kreu i Parlamentit, Patxi Lopez.

“Është hera e parë në demokraci që nuk po përmbushen përgjegjesitë e funksionit që na u besua nga qytetarët”, u shpreh me keqardhje Patxi Lopez, gjatë një fjalimi tepër të shkurtër për median.



Lajme të ngjashme