Gjermani – Hapet procesi i parë gjyqësor për krime lufte në Siri

U hap sot në Frankfurt për herë të parë një proces për krime lufte ndaj një gjermani, që ka luftuar në radhët e DAESH-it në Siri, ku fluksi i emigrantëve ka mundësuar hapjen e procedurave për krime të kryera në Siri dhe Irak.

Gjermani – Hapet procesi i parë gjyqësor për krime lufte në Siri

Aria Ladjedvardi, një gjerman 21 vjeç me origjinë iraniane, doli para Dhomës për Krime në Gjykatën e Apelit të Frankfurtit, ku do të gjykohet deri më 14 qershor për kryerjen e një krimi lufte.

Ai akuzohet për një foto, që ka bërë bashkë me dy persona të tjerë përpara dy kokave të prera dhe të vendosura në ushta në Siri, gjatë pranverës së vitit 2014. Ladjedvardi e ka postuar këtë foto edhe në rrjetin social "Facebook".



Lajme të ngjashme