Sulmet e terrorit marrin jetët e mbi 32 mijë personave gjatë vitit 2015

Globalizimi i terrorit nga aspekti i arsyeve dhe rezultateve prej fillimit të viteve 2000 e këtej, gjatë këtij viti doli në kulmin e 15 viteve të fundit.

Sulmet e terrorit marrin jetët e mbi 32 mijë personave gjatë vitit 2015

Vetëm gjatë vitit 2015 sulmet e terrorit në 67 vende të ndryshme të botës kanë marr jetët e 32 mijë e 685 personave.

Globalizimi i terrorit nga aspekti i arsyeve dhe rezultateve prej fillimit të viteve 2000 e këtej, gjatë këtij viti doli në kulmin e 15 viteve të fundit.

Vendet në të cilat u shënua rritja e terrorit në krahasim me një vit më parë janë Iraku, Nigeria, Afganistani, Pakistani dhe Siria.

Numri i të vdekurve në sulmet e terrorit në Nigeri është rritur më shumë se në vendet tjera. Për shkak të terrorit brenda një viti kanë vdekur 7 mijë e 512 persona. Kjo në krahasim me një vit më parë është rritur me 300%.

Vitin e kaluar nga sulmet e terrorit janë përfshirë edhe 6 vende të reja, Somalia, Ukraina, Jemeni, Republika e Afrikës Qendrore, Sudani Jugor dhe Kameruni.

Për më tepër në objektiv të sulmeve të terrorit ndodhen edhe vendet e OECD-së si Austria, Belgjika, Franca e Turqia.

Në objektiv të sulmeve të terrorit në perëndim vend të gjerë zënë edhe sulmet ndaj civilëve.

Sulmet e terrorit në të cilat kanë humbur jetët civilët në vitin 2015 në krahasim me vitet 2013 dhe 2014 janë rritur për 172%.

Pra 80% e viktimave të sulmeve të terrorit e përbëjnë civilët.



Lajme të ngjashme