Siri - Forcat e koalicionit ndërkombëtar godasin fabrikën e lëndëve plasëse të DAESH-it

Godina ku DAESH-i përgatiste edhe autobomba ndodhej në fshatin Dabık të qytezës Ahtarin të Azez-it.

Siri - Forcat e koalicionit ndërkombëtar godasin fabrikën e lëndëve plasëse të DAESH-it

Burimet ushtarake turke bëjnë të ditur se pas vlerësimit të një informate të marr nga elementet vrojtuese forcat e koalicionit ndërkombëtar kanë asgjësuar një godinë, e cila përdorej nga DAESH-i për prodhimin e lëndëve plasëse.

Godina ku DAESH-i përgatiste edhe autobomba ndodhej në fshatin Dabık të qytezës Ahtarin të Azez-it, qytet ky që ndodhet në veri të Halepit.

Sipas burimeve ushtarake thuhet se godina është shembur me sulmin e dytë të avionëve të telekomanduar të tipit MQ-1. Ndërkohë thuhet se shpërthimi i lëndës dhe mjeteve të ndodhura në godinë kanë çuar në shembjen e saj.

Sipas pamjeve shihet se godina është shembur plotësisht, ndërsa 2 terroristë të cilët ndodheshin jashtë saj kanë mbetur të vdekur. Ndërkohë që thuhet se në godinë ndodhej një numër i madh i terroristëve, ende nuk dihet se sa është numri i saktë i të vrarëve në këtë sulm. 



Lajme të ngjashme