Irak-Protestuesit tërhiqen nga Zona e Gjelbër në Bagdad

Mijëra protestues të cilët pushtuan gjatë fundjavës Zonën e Gjelbër në Bagdad u tërhoqën në këtë zonë nën masa shumë të larta sigurie.

Irak-Protestuesit tërhiqen nga Zona e Gjelbër në Bagdad

Mijëra protestues të cilët pushtuan gjatë fundjavës Zonën e Gjelbër në Bagdad u tërhoqën në këtë zonë nën masa shumë të larta sigurie të kryeqytetit irakian ku ndodhet Parlamenti, zyra e kryeministrit dhe ambasadave.

Sipas një deklaratë të publikuar dje në mbrëmje nga zyra e klerikut shiit më me influencë, Mukteda Sadr ku mbështetësit përfaqësonin pjesën dërrmuese të protestuesve, kjo tërheqje u vendos në formë respekti ndaj një pelegrinazhi të rëndësishëm shiit.

Protestuesit të grumbulluar në sheshin e madh të Zonës së Gjelbërt kanë dëgjuar njoftimin më pas janë larguar, por ata do të rikthehen, u shpreh njëri prej tyre, Hussein al-Ali.

Ata denoncuan mungesën e nismave të Parlamentit dhe kërkuan një qeveri të re, me përgjegjësi të plotë për të zbatuar reformat anti-korrupsion.



Lajme të ngjashme