Gjermani – 400 të arrestuar pas incidenteve në Stuttgart

Policia gjermane njoftoi për arrestimin e rreth 400 protestuesve në përpjekje për të bllokuar hyrjen në kongresin e partisë AfD.

481529
Gjermani – 400 të arrestuar pas incidenteve në Stuttgart

Policia gjermane njoftoi për arrestimin e rreth 400 protestuesve në përpjekje për të bllokuar hyrjen në kongresin e partisë populiste gjermane ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) në Shtutgart (jugperëndim) ku u regjistruan konfrontime fizike midis mbështetësve të së majtës dhe anëtarëve të AfD-së.

“Rreth orës 09:30 sipas orës lokale (07:30 GMT), policia e Shtutgartit arrestoi rreth 400 persona”, bëri të ditur një zëdhënës për shtypin.

”Disa protestues u vunë flakën gomave të makinave duke hedhur fishekzjarrë mbi forcat e rendit dhe gazetarët”, sipas së njëjtit burim.

Më pas u regjistruan konfrontime fizike midis simpatizantëve të së majtës dhe anëtarëve të AfD-së.

Rreth 1 000 policë u dislokuan në këtë zonë për të siguruar hyrjen në kongres.

“Nuk keni aspak të drejtë të propagandoni pro nazizmit”, bërtiste një grup protestuesish në hyrje të pallatit të kongreseve dhe të aeroportit të Shtutgardit, ku qarkullimi u bllokua pjesërisht si dhe automjetet u ndalën në rrugë për të lejuar kalimin e manifestuesve.



Lajme të ngjashme