ShBA – Departamenti i Mbrojtjes pranon lidhjen PKK-YPG-PYD, Departamenti i Shtetit e mohon

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, në përgjigje të pyetjeve të senatorëve të Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit amerikan ka pranuar lidhjen mes organizatës terroriste, PKK dhe krahut të saj të Sirisë, YPG dhe PYD.

ShBA – Departamenti i Mbrojtjes pranon lidhjen PKK-YPG-PYD, Departamenti i Shtetit e mohon

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, në përgjigje të pyetjeve në një seancë në Senatin amerikan ka pranuar lidhjen mes organizatës terroriste, PKK dhe krahut të saj të Sirisë, YPG dhe PYD.

Kurse nga Departamenti amerikan i Shtetit, erdhi kjo deklaratë: “PKK-në e njohim si organizatë terroriste, kurse YPG-në nuk e njohim si të tillë”.

Sekretari Carter i është përgjigjur pyetjeve të njëpasnjëshme të senatorit Lindsey Graham në lidhje me Sirinë, gjatë një seance të Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit.

Pyetjes së Graham-it se nëse ai ka dëgjuar për PYD-në apo YPG-në, Carter i është përgjigjur ''po''. Ndërkohë senatori ka vazhduar me pyetjet se kush janë këta. Kësaj pyetjeje Carter i është përgjigjur ''grupe kurde''.

Ndërkohë Graham ka vazhduar me insistim pyetjet e tij. Pyetjes se kanë ose jo këto grupe lidhje me organizatën terroriste, PKK, Carter i është përgjigjur ''po''.

Graham ka vazhduar me pyetjet e tij duke iu drejtuar Carter-it: ''A e dini ju se Turqia këtë organizatë e quan terroriste?'', ndërsa Carter i është përgjigjur: ''Po, madje edhe ne prej kohësh e konsiderojmë të tillë.''

Përballë pyetjes “A jeni të habitur që turqit janë zemëruar me ne për faktin që ne furnizojmë me armë YPG në Siri”, Carter tha “Jo”, duke shtuar se ShBA-ja me Turqinë zhvillojnë konsultime të gjera.

Nga ana tjetër Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby tha se nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim në politikat e Uashingtonit për sa i takon organizatës terroriste PKK dhe zgjatimit të saj në Siri, PYD.

Në konferencën ditore për mediat Kirby konfirmoi që PKK e njohin si organizatë të huaj terroriste.

“Por YPG-në nuk e njohim si organizatë terroriste”, - shtoi ai.

Zëdhënësi Kirby nënvizoi se Amerika do të vazhdojë të ndihmojë grupet që luftojnë kundër DAESH-it dhe kjo ndihmë nuk do të jetë e kufizuar vetëm me PYD-në.



Lajme të ngjashme