ShBA - Cybercom punon në shkatërrimin e lidhjeve të internetit të DAESh-it

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter vlerësoi se “Cybercom luan një rol shumë të rëndësishëm në operacionet ushtarake të lëshuara kundër DAESh-it.

ShBA - Cybercom punon në shkatërrimin e lidhjeve të internetit të DAESh-it

Komanda ushtarake amerikane për aktivitetet mbrojtëse ndaj sulmeve kibernetike (Cybercom) po punon për shkatërrimin e lidhjeve të internetit të organizatës terroriste DAESh për të vendosur xhihadistët në një gjendje izolimi virtual, sipas përgjegjësve të Pentagonit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter vlerësoi se “Cybercom luan një rol shumë të rëndësishëm në operacionet ushtarake të lëshuara kundër DAESh-it në Irak dhe Siri”.

“Objektivat janë ndërprerja e zinxhirit të komandimit dhe të kontrollit të DAESh-it, ndërprerja e aftësisë për të qarkulluar para, ndërprerja e aftësisë për të tiranizuar dhe kontrolluar popullsinë, ndërprerja e aftësisë për të rekrutuar në nivel ndërkombëtar”, tha Carter gjatë një fjalimi publik para komisionit të forcave të armatosura në Senat.



Lajme të ngjashme