OSBE e shqetësuar për shkeljet e armëpushimit në Ukrainë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u bëri thirrje të gjitha palëve për respektimin e armëpushimit në lindje të Ukrainës.

OSBE e shqetësuar për shkeljet e armëpushimit në Ukrainë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u bëri thirrje të gjitha palëve për respektimin e armëpushimit në lindje të Ukrainës duke nënvizuar se numri i shkeljeve ishte edhe më i lartë në muajt e fundit.

“Gjatë javëve të fundit, OSBE-ja konstatoi numrin më të madh të shkeljeve të armëpushimit”, theksoi kreu i misionit të vëzhguesve të organizatës, Ertugrul Apakan, gjatë një takimi të OSBE-së në Vjenë.

“Armatime të shumta që ndodheshin në zonat e magazinimit dhe në depo po përdoren sërish në vijën e frontit”, shtoi Apakan, duke zbuluar se artileritë dhe mortajat të ndaluara gjatë marrëveshjeve të Minskut po përdoren sërish në mënyrë të vazhdueshme.

Autoritetet rebele proruse njoftuan një ditë më parë vdekjen e katër civilëve, duke përfshirë një grua shtatzënë gjatë bombardimeve në një pikë kontrolli separatist në Olenivka, në vijën e frontit në lindje të Ukrainës.



Lajme të ngjashme