Senatorët kërkojnë nga Obama nënshkrimin e marrëveshjes për përkrahjen e Izraelit

Në letrën e senatorëve kërkohet që ndihmat ndaj Izraelit për mbrojtje të rriten në 3,1 miliardë dollarë në vit.

Senatorët kërkojnë nga Obama nënshkrimin e marrëveshjes për përkrahjen e Izraelit

Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shkruan një letër Presidentit Barak Obama, prej të cilit kërkuan zgjatjen e marrëveshjes së sigurisë me Izraelin, e cila skadon në vitin 2018.

83 prej 100 senatorëve përgatitën një letër të përbashkët në të cilën kërkohet nga Obama të nënshkruaj marrëveshjen me anë të së cilës mbështetja ndaj Izraelit do të rritet në 3,1 miliardë dollarë në vit.

Në letër në të cilën vihet theksi në nevojën për mbështetjen e ShBA-së senatorët amerikan shkruajnë: “Në një periudhë kur janë intensifikuar nevojat për mbrojtjen e Izraelit, nevojitet edhe përkrahja jonë afatgjate”.

Ndërkohë që kandidati për president i demokratëve senatori i Vermontit, Barnie Sanders nuk nënshkroi këtë letër, kandidati i republikanëve senatori i Teksasit, Ted Cruz e nënshkroi.


Fjalët Kyçe: ndihmë , siguri , Izrael , ShBA , Obama , senator

Lajme të ngjashme