Avionët luftarakë F-35 do të dorëzohen deri në 2018

Rreth 100 copë avionë luftarakë të tipit F-35, të prodhuar nga një konsorcium i përbashkët me pjesëmarrjen e 9 shteteve, ku bën pjesë edhe Turqia, do t’u dorëzohen ortakëve brenda vitit 2018.

479503
Avionët luftarakë F-35 do të dorëzohen deri në 2018

Komandanti amerikan përgjegjës për programin e prodhimit të avionit të përbashkët gjuajtës F-35, Gjeneralarmate Christopher Bogdan në deklaratën që bëri lidhur me dorëzimin e avionëve në fjalë tha se vitin e kaluar 45 avionë tip F-35 u janë dorëzuar vendeve partnere në projektin për prodhimin e këtij avioni, ndërsa deri në vitin 2018 do t’u dorëzohen ortakëve të konsorciumit më shumë se 100 avionë të tjerë.

Ndërsa në periudhën 2018-2020 do të prodhohen edhe 145 avionë F-35, të tjerë shtoi ai.

Brenda katër viteve të ardhme në 17 pika të ndryshme të botës do të ngrihen baza për mirëmbajtjen dhe remontin e gjeneratës së re të avionëve F-35.

Avionët F-35 janë katër herë më efektivë se sa gjenerata e katërt e avionëve gjuajtës tip F-16 dhe F-18. Këta avionë janë në gjendje të kryejnë sulme edhe ajër-ajër, edhe ajër-tokë.

Avionët e gjeneratës së re F-35 janë të pakapshëm nga radarët. Modeli i parë është projektuar në vitin 1990 dhe më pas është realizuar nga një konsocium ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia.

Në këtë kosorciuam Turqia është përfshirë në vitin 2002 dhe ortakët e tjerë të projektit janë Australia, Kanadaja, Danimarka, Italia, Holanda, Norvegjia, Anglia dhe Gjermania.

Kurse Izraeli, Japonia dhe Koreja e Jugut do ti blejnë këta avionë nga konsorciumi si klientë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në materiale dhe pajisje ushtarake.

Avionët do të dorëzohen sipas kërkesave të vendeve që janë pjesë e projektit.

Turqia pret që në vitin 2017 të marrë në dorëzim 2 avionët e parë nga gjithsej 100 avionë luftarakë të tipit F-35 që ka porositur.



Lajme të ngjashme