Ukrainë - Përkujtohet 30-vjetori i katastrofës së Çernobilit

Ukraina përkujton sot 30-vjetorin e katastrofës së Çernobilit, aksidenti më i rëndë bërthamor që shkaktoi, sipas disa vlerësimeve, mijëra të vdekur duke infektuar pothuajse tre të katërtën e Evropës.

Ukrainë - Përkujtohet 30-vjetori i katastrofës së Çernobilit

"Çernobili është cilësuar si katastrofa më e rëndë e shkaktuar nga dora e njeriut në mbarë globin. Jemi mbledhur sot për të drejtuar thirrje sensibilizuese për të parandaluar akte të tilla në të ardhmen", deklaroi Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, gjatë një ceremonie në këtë zonë.

Ai vendosi lule në një nga monumentet në kujtim të viktimave të Çernobilit pranë centralit ku u shënua aksidenti, i cili ndodhet rreth njëqind kilometra në veri të Kievit.

Kreu i shtetit ishte i pranishën në ceremoninë, që u pasua me nënshkrimin për akordimin nga ana e Suma Chakrabartit, presidentit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të një fondi me vlerë rreth 40 milionë euro për projektin e ndërtimit të një depozite për substancat e zbërthyeshme bërthamore, që siguron energji në zemër të një reaktori bërthamor në Çernobil.



Lajme të ngjashme