Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Mogherini: Vizat për turqit hiqen nëse plotësohen kriteret

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në një intervistë për radion “France Inter” se liberalizimi i vizave për shtetasit turq në hyrje të vendeve të BE-së do të realizohet atëherë kur të jenë plotësuar të gjitha kriteret.

Mogherini: Vizat për turqit hiqen nëse plotësohen kriteret

"Heqja e sistemit të vizave për shtetasit turq në Bashkimin Evropian do të mundësohet në rast të respektimit të të gjithë kritereve të BE-së”, u shpreh sot Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini në një intervistë për radio “France Inter”.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për çështjet e jashtme tha se kriteret që zbatohen ndaj vendeve të tjera kandidate në lidhje me lëvizjen e lirë pa viza vlejnë edhe për Turqinë.

Federica Mogherini u shpreh se zbatimi i kritereve duhet ndjekur nga shumë afër, ndërsa shtoi: “Ka shumë kritere strikte, që janë shumë teknike dhe që duhen respektuar”.

Turqia është 'gati' dhe 'e aftë' për të hyrë në BE, ripohoi Përfaqësuesja e Lartë, duke shtuar se data e anëtarësimit të plotë do të përcaktohet nga ecuria e negociatave.



Lajme të ngjashme