Britani- 18% e britanikëve të pavendosur për qëndrim në BE

Nga sondazhi i kryer në Britani del se 39% e britanikëve janë pro mbetjes në BE.

Britani- 18% e britanikëve të pavendosur për qëndrim në BE

Sipas një sondazhi të fundit të opinionit, ku ka mbetur vetëm më pak se dy muaj kohë përpara referendumit për BE-në që do të mbahet më 23 qershor në Britani, 18 përqind e qytetarëve britanikë me të drejtë vote janë të pavendosur.

Në sondazhin e kryer me anketimin e 3.754 personave në të gjithë vendin nga kompania "YouGov", ndaj pyetjes "A duhet të qëndrojë Britania si anëtare e BE-së, apo duhet të shkëputet?", 39 përqind e anketuesve kanë dhënë përgjigjen "duhet të qëndrojë" dhe 38 përqind "duhet të largohet". 

Ndërsa 18 përqind e anketuesve kanë treguar se janë të pavendosur për të ardhmen e Britanisë në BE, ndërsa 5 përqind kanë deklaruar se nuk do të votojnë për referendumin. 

John Harding, pensionisti 82-vjeçar, në një prononcim ka theksuar se e ka të vështirë të vendosë në lidhje me të ardhmen e vendit të tij në BE. 

Ndërsa 25-vjeçari, Jamie Scott, që punon në sektorin e marketingut tha se: "Ende jam i pasigurt. Nuk kam shumë informacion. Por më duket se zemra më thotë se duhet të qëndrojmë në BE. Nuk jam i sigurt".


Fjalët Kyçe: sondazh , Britania e Madhe , BE , YouGov

Lajme të ngjashme