Protesta në Gjermani kundër Partneritetit Transatlantik BE-SHBA

Disa mijëra persona ishin të pranishëm sot në Hanover, në veri të Gjermanisë kundër Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve, në prag të vizitës së presidentit Barack Obama për të mbështetur këtë traktat.

476742
Protesta në Gjermani kundër Partneritetit Transatlantik BE-SHBA

“Protesta nisi në orët e paradites. Rreth 16.000 kundërshtarë të kësaj iniciative ishin grumbulluar në zonën përreth sheshit të Operas, në qendër të qytetit”, sipas një deklarate të parë të policisë.

“Manifestuesit vijuan më pas drejt qendrës së Hanoverit në qetësi”, raportoi një gazetar.

Në mesin e turmës, pankarta të shumta kundër TTIP-së, shkurtesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë tashmë në proces negociatash midis Bashkimit Evropian, ishin mëse të dukshme.

Obama u shpreh sot në të përditshmen gjermane “Bild” se ky traktat ishte një nga mënyrat më të mira për nxitjen e rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës.



Lajme të ngjashme