Siri - Rusia dhe regjimi i Esadit rinisin sulmet kundër opozitarëve

Në Siri, 10 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve luftarakë rusë në qendër të Halepit, deklaroi sot zyra siriane e mbrojtjes civile.

476132
Siri - Rusia dhe regjimi i Esadit rinisin sulmet kundër opozitarëve

Ibrahim Abu Layth, një zyrtar i mbrojtjes civile, njoftoi gjithashtu se 25 persona të tjerë janë plagosur gjatë bombardimeve, që goditën lagje të ndryshme të Halepit.

Kurse regjimi i Esadit ka rifilluar të rrahë me zjarr artilerie Malin Turkmen në zonat rurale të Latakias.

Siç bëjnë të ditur burimet lokale, forcat besnike të Esadit kanë nisur një ofensivë me predha mortajash, tankesh dhe me raketa kundër fshatrave nën kontrollin e opozitarëve sirianë.

Gjatë këtyre sulmeve, që kanë në shënjestër fshatrat Agcabayir, Kelez, Karaman, Sallur e Yamadi, si dhe disa pozicione të tjera të opozitarëve, janë plagosur edhe shumë civilë.

Shpërthimet vazhdojnë të dëgjohen që prej qytezës Yayladagi të Hatayit, disa km brenda kufirit të Turqisë.



Lajme të ngjashme