Komisioni i BE-së publikoi raportin e parë për zbatimin e marrëveshjes me Turqinë

Komisioni i Bashkimit Evropian bëri të ditur se është arritur një progres i mirë në zbatimin e marrëveshjes në lidhje me krizën e emigrantëve të firmosur me Turqinë më 18 mars të këtij viti.

Komisioni i BE-së publikoi raportin e parë për zbatimin e marrëveshjes me Turqinë

Komisioni i Bashkimit Evropian bëri të ditur se është arritur një progres i mirë në zbatimin e marrëveshjes në lidhje me krizën e emigrantëve të firmosur me Turqinë më 18 mars të këtij viti.

Komisioni në fjalë publikoi raportin e parë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes.

Në raport u rikujtua se me anë të marrëveshjes së nënshkruar mes BE-së dhe Turqisë u hapën rrugët ligjore për vendosjen e emigrantëve në vendet e BE-së.

Emigrantët të cilët kaluan në Greqi pas 20 marsit janë të regjistruar me qëllim të kthimit të tyre në Turqi duke filluar më 4 prill u tha në raport, ndërsa u bë e ditur se kjo qasje e re ka filluar të japë rezultate të para dhe u shënua në rënie drastike në numrin e kalimeve nga Turqia në Greqi nëpërmjet Detit Egje.

Sipas kësaj mes 20 marsit dhe kthimeve të para që filluan më 4 prill, në Greqi mesatarisht kaluan 396 emigrantë në ditë. Kjo shifër mes datave 5-19 prill u ulë në 97 gjë që bëri që numri i përgjithshëm i kalimeve ilegale brenda 31 ditëve të fundit të arrijë në 7 mijë e 803 emigrantë.

Kalimet ditore, të cilat në tetor 2015 ishin 6 mijë e 929 më e larta dhe më e ulëta me 1 mijë e 943 në shkurt 2016, duke filluar prej 20 marsit janë ulur në mënyrë të dukshme dhe dolën në 97.

Komisioni i BE-së gjithashtu bëri të ditur se ka pritur me kënaqësi bërjen e ndryshimeve ligjore nga ana e Greqisë dhe Turqisë që marrëveshja të jetë në përputhje me ligjet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

Raportin e dytë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes komisioni i BE-së do ta publikoj në fillim të qershor të këtij viti.

Ndërkaq raportin komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët turq, që është pjesë e marrëveshjes, do ta jetë i gatshëm më 4 maj.



Lajme të ngjashme