Siri- 61 të vrarë në sulmet e regjimit dhe avionëve rus

Dje në Siri u jetua dita më e përgjakshme prej vendosjes së armëpushimit më 27 shkurt.

Siri- 61 të vrarë në sulmet e regjimit dhe avionëve rus

Dje në Siri u jetua dita më e përgjakshme prej vendosjes së armëpushimit më 27 shkurt.

Forcat e Esadit të përkrahura nga ajri nga ana e Rusisë ndërmorën sulme në Latakije, Idlib dhe në afërsi të Damaskut me çrast vranë 61 persona.

Ndërkaq bëhet e ditur se janë duke u bombarduar zona Turkemendag dhe qytezat e fshatrat përreth. Në 5 vende të ndryshme të kësaj zone, dy prej të cilave ndodhen në afërsi të kufirit me Turqinë, shpërtheu zjarr në pyje për shkak të luftimeve.

Avioni luftarak i regjimit ndërmori sulme ndaj 2 nënprefekturave të Idlibit dhe në afërsi të Damaskut.

Opozitarët bëjnë të ditur se në mesin e të vrarëve, ku vetëm në një treg janë vrarë 47 persona, shumica janë gra dhe fëmijë.

Ndërkohë Komiteti i Lartë Negociues i opozitarëve pezulloi bisedimet për paqe që zhvillohen në Gjenevë të Zvicrës për shkak të vazhdimit të sulmeve dhe të mos bisedimit për largimin e Esadit nga pushteti.

Shumica e anëtarëve të delegacionit u larguan nga qyteti, ndërkaq ka mbetur vetëm një grup i vogë, i cili do të zhvilloj një bisedë private me Përfaqësuesin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

Si arsyetim për pezullimin e negociatave opozitarët treguan ndalimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Siri, shkeljen e vazhdueshme të armëpushimit nga ana e regjimit në Halep, Humus, Rastan dhe vende tjera dhe rritjen e numrit të të arrestuarve.



Lajme të ngjashme