Liga Arabe mblidhet me temë Kodrat e Golanit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu me rastin e përvjetorit të parë të formimit të qeverisë pretendoi se kjo zonë do të mbetet përgjithmonë në duart e Izraelit.

Liga Arabe mblidhet me temë Kodrat e Golanit

Liga Arabe nesër do të mblidhet në një mbledhje të jashtëzakonshme ku do të bisedohet në lidhje me çështjen e Kodrave të Golanit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu me rastin e përvjetorit të parë të formimit të qeverisë ditën e hënë organizoi mbledhjen javore të kabinetit në Kodrat e Golanit gjatë së cilës pretendoi se kjo zonë do të mbetet përgjithmonë në duart e Izraelit.

Këto fjalë të Netanjahut, të cilat shkaktuan rritjen e tensionit në rajon, vënë në veprim Ligën Arabe.

Ndërkohë që deklarata e Netanjahut u cilësua si “provokative" ajo gjithashtu u dënua nga ana e Ligës Arabe, i cili do të mblidhet nesër në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Gjatë mbledhjes Liga Arabe do të marr një qëndrim të përbashkët përball tensionimit në lidhje me çështjen e Kodrave të Golanit.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kuvajtit në Ligën Arabe, Ahmed Abdurrahman el-Bekr në një deklaratë me shkrim ka thënë se deklarata e Netanjahut në lidhje me Kodrat e Golanit paraqesin shkelje të hapur të parimeve të drejtës ndërkombëtare dhe vendimeve të sovranitetit, ndërsa shtoi se Liga Arabe do të theksoj se territoret në fjalë janë e drejta e popullit sirianë .

Izraeli Kodrat e Golanit i pushtoi në vitin 1967 gjatë Luftës Arabo-Izraelite, e cila njihet ndryshe edhe si Lufta 6 Ditëshe.

Ndërkaq Izraeli në vitin 1981 krahas të gjitha vendimeve ndërkombëtare aneksoi pjesët e pushtuara të kësaj zone.



Lajme të ngjashme