Opozita siriane ndërpret pjesëmarrjen formale në negociatat për paqe

Opozita siriane pezulloi pjesëmarrjen e saj formale në negociatat delikate për paqe në Gjenevë, për të protestuar kundër përkeqësimit të situatës në Siri, ku armëpushimi po kërcënohet.

Opozita siriane ndërpret pjesëmarrjen formale në negociatat për paqe

Gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të hënën, Presidenti rus, Vladimir Putin dha ai amerikan, Barack Obama, sponsorët e vërtetë të bisedimeve të Gjenevës, ranë dakord për të përforcuar armëpushimin në Siri dhe për të rritur ndihmën humanitare.

Sipas ndërmjetësit të OKB-së, Staffan de Mistura, që përfaqëson opozitën, ajo do të qëndrojë në Gjenevë për të vazhduar pjesëmarrjen në bisedimet teknike mbi këtë çështje.



Lajme të ngjashme