Irak - SHBA-të dërgojnë 200 trupa dhe helikopterë "Apache" kundër DAESH-it

Burime zyrtare amerikane njoftuan të hënën se Pentagoni do të dërgojë në Irak edhe 200 trupa të tjera, si dhe helikopterë të tipit "Apache" për të luftuar kundër DAESH-it.

Irak - SHBA-të dërgojnë 200 trupa dhe helikopterë "Apache" kundër DAESH-it

"Trupat dhe helikopterët do të përdoren kryesisht si asistencë për ushtrinë irakiane, që ndodhet në vijën e parë të luftës kundër DAESH-it", deklaroi shefi i Pentagonit, Ash Carter.

Njoftimi vjen në një kohë kur trupat irakiane po luftojnë ashpër për marrjen e Mosulit, qyteti i dytë i vendit për nga rëndësia, që është ende nën kontrollin e organizatës terroriste.

Po ashtu, ky njoftim vjen pas vizitës së papritur të Carterit në Irak dhe disa javë pas negociatave të vazhdueshme mes komandantëve amerikanë dhe liderëve irakianë.

Vendimi amerikan është edhe një përgjigje ndaj këshillave të Presidentit Barack Obama për rritjen e numrit të ushtarakëve amerikanë në Irak nga 3.870 në 4.087.



Lajme të ngjashme