Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Afganistan- 200 të plagosur në sulmet e talebanëve

Si pasojë e një sulmi të koordinuar të talibanëve në Kabul janë plagosur 200 persona.

Afganistan- 200 të plagosur në sulmet e talebanëve

Zyrtarë nga Departamenti i Shëndetësisë në Afganistan njoftojnë se rreth 200 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi të koordinuar të talibanëve në Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Afganistanit, Mohammad Ismail Kawoosi, tha se 198 persona janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkaq në operacionet e forcave afgane të sigurisë janë vrarë 86 militantë talebanë.

Në deklaratën e komandantit të Korpusit 209 Shahin, i cili ndodhet në veri të vedit, në operacionet e forcave të sigurisë në provincat Kunduz, Faryab, Cevizcan dhe Baglan janë vrarë 80 militantë talebanë.

Gjithashtu theksohet se në operacionet të cilat ende vazhdojnë janë plagosur 98 militantë.


Fjalët Kyçe: sulm , taleban , Afganistan , Kabul

Lajme të ngjashme