Negociatorët opozitarë kërkojnë një tranzicion politik pa Esadin

Opozitarët bënë të ditur që në qoftë se nuk arrihet progres në negociata me ndërmjetësues nuk do të vazhdojnë me bisedime.

473209
Negociatorët opozitarë kërkojnë një tranzicion politik pa Esadin

Komisioni i Lartë Negociues i formuar nga opozitarët sirianë insiston në tranzicion politik pa Esadin.

Opozitarët bënë të ditur që në qoftë se nuk arrihet progres në negociata me ndërmjetësues nuk do të vazhdojnë me bisedime, ndërsa paralajmëruan që në rast se regjimi i Damaskut refuzon të arrijë në marrëveshje në çështjet politike dhe humanitare atëherë negociatat do të dështojnë.

Abdulhakim Bashar, anëtari i Komisionit të Lartë Negociues bëri të ditur se armëpushimi ka dështuar, ndërsa tërhoqi vëmendjen në përkeqësimin e situatës humanitare.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura të shtunën bëri një propozim të ri në lidhje me Esadin.

Ai propozoi që Presidenti i Sirisë, Beshar Esad të qëndroj në mënyrë simbolike në krye të vendi gjatë procesit të tranzicionit, ndërkaq ndihmësit e tij të jenë nga radhët opozitare dhe të kenë autorizime të forta.

Komisioni i Lartë Negociues i opozitarëve refuzon pjesëmarrjen e Esadit në qeverinë e tranzicionit.

Ndërkohë në Halep jetohen luftimet më të ashpra prej hyrjes në fuqi të armëpushimit të brishtë më 27 shkurt e këtej.

Sipas deklaratës së bërë nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Angli, gjatë luftimeve që zhvillohen në qytetin e dytë më të madh të vendit janë vrarë 22 civil.

Prej fillimit të krizës në vitin 2011 e këtej në Siri kanë humbur jetën mbi 270 mijë persona, ndërsa gjysma e popullatës u detyrua të zhvendoset nga shtëpitë.

Në anën tjetër bëhet e ditur se janë vrarë edhe 2 ushtarë të tjerët iranian, të cilët luftonin në anën e Esadit. Në këtë mënyrë numri i ushtarëve të vrarë iranian prej fillimit të prillit e këtej doli në 26 në mesin e të cilëve ndodhet edhe një kolonel dhe 5 pjesëtarë të forcave speciale.



Lajme të ngjashme