Brazil - Deputetët i hapin rrugën shkarkimit të presidentes

Deputetët brazilianë i hapën të dielën rrugën shkarkimit të presidentes së majtë, Dilma Rousseff nëpërmjet Senatit me një maxhorancë të gjerë, gjatë një votimi historik.

Brazil - Deputetët i hapin rrugën shkarkimit të presidentes

Procedura për shkarkimin e presidentes u votua nga 367 deputetë, 25 më shumë se sa 342 (2/3) të nevojshme për të autorizuar Senatin të vërë nën akuzë Rousseff-in.

Vetëm 137 deputetë, të majtë dhe ekstremi i majtë, votuan kundër shkarkimit. Ndërsa shtatë deputetë abstenuan dhe tre nuk ishin të pranishëm.

E akuzuar për shpërdorim të parave publike në vitin 2014, viti i rizgjedhjes së saj, dhe në vitin 2015 për fshehjen e madhësisë së krizës ekonomike, Rousseff mohon të ketë bërë ndonjë krim dhe dënon një tentativë për grusht shteti institucional.

Ajo ka deklaruar se do të luftojë deri në fund.


Lajme të ngjashme