Belgët përkujtojnë viktimat e atentateve të 22 marsit

Disa qindra belgë marshuan të dielën në rrugët e Brukselit në një tubim të organizuar kundër terrorit dhe urrejtjes.

brüksel terör saldırılarında ölenler anıldı 17.04.2016.jpg
brüksel teröre karşı protesto.jpg

Disa qindra persona u mblodhën të dielën në rrugët e Brukselit për t'u bërë homazhe 32 të vdekurve në atentatet e 22 marsit, gjatë një marshimi kundër terrorit dhe urrejtjes të thërritur nga një grup organizatash qytetare.

“Kur qytetarë, civilë, pa asnjë mbrojtje, vriten në mënyrë të shëmtuar, duhet të ngrihen të gjithë qytetarët për të shprehur neverinë dhe solidaritetin”, deklaroi Hassan Bousetta, deputet i majtë që është edhe kryetar i njërës prej shoqatave organizuese.

“Ky nuk është një manifestim me një mesazh politik militant, është fillimisht një grumbullim, një mesazh keqardhjeje ndaj viktimave dhe një moment mbledhjeje qytetare”, shtoi ai.

Kortezhi kryesor u nis nga Stacioni Verior duke dalë në një pjesë tjetër të lagjes Molenbeek para se të marrë drejtimin për në qendër të kryeqytetit.


Lajme të ngjashme