Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Siri – Të paktën 11 civilë të vrarë në Halep, rrezikohet armëpushimi

Të paktën 11 civilë u vranë sot nga bombardimet në Halep, një nga bilancet më të përgjakshme që prej fillimit, në fund të shkurtit, të armëpushimit mes regjimit dhe opozitarëve në Siri, njoftoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

suriye halep çatışmalar2.jpg
suriye halep çatışmalar3.jpg

Provinca veriore e Halepit, e copëzuar mes ushtrisë dhe opozitarëve, po përballet prej një jave me një përshkallëzim të dhunës me përplasje që implikojnë gati të gjitha palët ndërluftuese të kësaj lufte që ka shkaktuar më shumë se 270 000 të vdekur që prej vitit 2011.

Sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH), “të paktën gjashtë civilë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në bombardimet e së shtunës nga aviacioni sirian kundër një lagje në lindje të Halepit”.

“Nga ana tjetër opozitarët iu kundërpërgjigjën me goditje me predhë kundër lagjeve nën kontrollin e regjimit në perëndim të qytetit, duke shkaktuar pesë të vrarë dhe 20 të plagosur”, vazhdon OSDH-ja.



Lajme të ngjashme