Kremlini i kërkon ndjesë ”Suddeutsche Zeitung” për skandalin ”Panama Papers”

Kremlini i ka kërkuar ndjesë dje gazetës gjermane, mbi çështjen e “Panama Papers” pasi presidenti rus Vladimir Putin kishte deklaruar se ata i përkisnin bankës amerikane “Goldman Sachs”, që sipas tij tregon një implikim të Uashingtonit.

Kremlini i kërkon ndjesë ”Suddeutsche Zeitung” për skandalin ”Panama Papers”

“Sigurisht që ne i kemi shprehur dhe i shprehim ndjesën tonë gazetës”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke pranuar një gabim dhe informacione të pa verifikuara.

Gjatë seancës së tij vjetore pyetje-përgjigje me rusët në televizion, të enjten, presidenti Putin kishte pranuar që informacionet e nxjerra nga dokumentet e zyrës juridike panameze ”Mossack Fonseca”, që preknin të afërmit e tij ishin të vërteta, por garantoi nga ana tjetër se nuk nxirrnin asgjë ilegale.



Lajme të ngjashme