Izraeli miraton ndërtimin e 200 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

Qeveria izraelite miratoi planin për ndërtimin e më shumë se 200 vendbanimeve të reja në kolonitë e veçuara në Bregun Perëndimor e pushtuar, njoftoi organizata ”Antikolonizim”.

Izraeli miraton ndërtimin e 200 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

"Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Moshé Yaalon i kërkuan administratës civile izraelite në Bregun Perëndimor për miratimin e planeve për të paktën 229 qendra të reja banimi në disa koloni të izoluara", njoftoi për median zëdhënësja e organizatës, Hagit Ofran.

Qendrat e reja të banimit janë parashikuar të ndërtohen në kolonitë Har Brakha (54) dhe Revava (17), në veri të Bregut perëndimor, në Ganeii Modiin (48), Tekoa (34) dhe në Givat Ze'ev (76) në rajonin e Jeruzalemit.



Lajme të ngjashme