Piri: Turqia është vend shumë i rëndësishëm për ne

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Turqinë, Kati Piri tha se "shqetësimet tona ndaj disa çështjeve të brendshme në Turqi nuk duhet të ndikojnë në marrëdhëniet tona".

Piri: Turqia është vend shumë i rëndësishëm për ne

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Turqinë, Kati Piri tha se "shqetësimet tona ndaj disa çështjeve të brendshme në Turqi nuk duhet të na bëjnë të harrojmë faktin se Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për ne".

Piri në konferencën për media në godinën e PE-së në Strasburg para raportit të Progresit 2015 për Turqinë i cili do të votohet ditën e enjte nga deputetët evropianë prezantoi draft raportin dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Duke shprehur se është një detaj teknik përfshirja në mesin e dokumenteve të cilat i referohen fillimit të draft raportit në lidhje me vendimin e PE-së për 100 vjetorin e ngjarjeve të vitit 1915 të cilat janë pranuar më 15 prill 2015, Piri ka theksuar se vendimi është i pavarur nga procesi i anëtarësimit.

Ajo tërhoqi vëmendjen se në raport nuk ka ndonjë koment në lidhje me vendimin apo ngjarjet e viti 1915. "Referimi i vendimit në lidhje me çështjen armene në raportin e progresit nuk ka asnjë lidhje me procesin e anëtarësimit të Turqisë, raporti gjithashtu nuk përfshin një deklaratë në vetvete për të. Në çdo raport progresi janë të gjitha vendimet që Parlamenti ka pranuar për vendin kandidat, edhe prania e vendimit për çështjen armene nga kjo pikëpamje është logjike", tha Piri.

"Nuk kemi shqetësime se raporti do të kthehet. Përkundrazi shpresojmë në rregullimin e marrëdhënieve që ishin prishur në muajt e fundit me Turqinë. Mes nesh mund të ketë pikëpamje të ndryshme por mendojmë se qeveria turke e zgjedhur në rrugë demokratike do të marrë seriozisht Parlamentin i zgjedhur në rrugë demokratike", tha ajo.

Raportuesja Piri tha se kanë kundërshtuar kërkesat për uljen e marrëdhënieve me Turqinë. "Shqetësimet tona ndaj disa çështjeve të brendshme në Turqi nuk duhet të na bëjnë që të harrojmë faktin se Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për ne", tha ajo.

Pasi ka vënë në dukje se duhet të vlerësohet çdo mundësi për të biseduar me partnerë të rëndësishëm të BE-së si Turqia, Piri tha se "është për të ardhur keq që kemi pritur krizën e refugjatëve për të parë se sa nevojë kanë BE-ja dhe Turqia për njëra-tjetrën".

- "Unë nuk mendoj se heqja e vizave do të bëhet për në qershor"-

Në lidhje me heqjen e vizave ndaj Turqisë sipas marrëveshjes së refugjatëve të arritur mes BE-së dhe Turqisë, Piri ka vlerësuar se mund të mos arrihet i gjithë procesi ligjor deri në verë pavarësisht se dëshira e PE-së është në këtë drejtim.

Duke vënë në dukje se janë të vetëdijshëm për rekomandimin e Këshillit të BE-së për heqjen e vizave deri në mesin e qershorit, Piri u shpreh: "Turqia në dy vitet e fundit ka shënuar rritje që vërehet me sy por para se të hiqen vizat ka çështje teknike që duhet të zgjidhen. Unë mendoj se nuk do të arrijnë të zgjidhen deri në muajin qershor".



Lajme të ngjashme