Ish-ministri egjiptian dënohet me 10 vjet burg për korrupsion

Një gjykatë penale dënoi ish-ministrin e Bujqësisë, Salah Helal me 10 vjet burg, pasi u shpall fajtor për korrupsion.

Ish-ministri egjiptian dënohet me 10 vjet burg për korrupsion

Helal u dënua edhe me një gjobë prej 112 000 dollarësh.

Një ish-këshilltar i Helalit u dënua me të njëjtën masë dhe u urdhërua të paguante gjysmën e gjobës së Helalit.

Dy zyrtarët e lartë u shpallën fajtorë për bashkëpunim në përvetësimin e pronës shtetërore.

Shtatorin e kaluar, Helal u arrestua menjëherë pas shkarkimit nga posti i ministrit, në atë që media lokale e përshkroi si rastin më të madh të korrupsionit në Egjipt që nga marrja e postit të presidentit të vendit nga Abdel-Fattah al-Sissi.



Lajme të ngjashme