Belgjikë - Dy të tjerë të akuzuar për pjesëmarrje në sulmet terroriste

Prokurori Federal belg njoftoi se edhe dy persona tjerë janë paditur nën dyshimin se ishin të përfshirë në sulmet e fundit terroriste në Bruksel.

Belgjikë - Dy të tjerë të akuzuar për pjesëmarrje në sulmet terroriste

Në një deklaratë me shkrim të Zyrës së Prokurorit theksohet se janë ngritur padi kundër Smail F. F. dhe Ibrahim F. , që ishin përfshirë duke marrë me qera apartamentin në qarkun Etterbeek të Brukselit, i cili ka shërbyer si strehë e terroristëve që kryen sulmin në stacionin e metrosë në afërsi të ndërtesës së Komisionit Evropian duke vrarë 16 persona.

Të dyshuarit janë akuzuar për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe përfshirje në organizimin dhe kryerjen e sulmeve terroriste.



Lajme të ngjashme