Rreth 6 mijë fëmijë dhe të rinj emigrantë të humbur në Gjermani

Deklarohet se nga emigrantët që kanë shkuar vitin e kaluar në Gjermani, 5 mijë e 835 fëmijë dhe të rinj që nuk kishin mbushur moshën 18 vjeç, rezultojnë të humbur.

468942
Rreth 6 mijë fëmijë dhe të rinj emigrantë të humbur në Gjermani

Ministria e Brendshme bëri të ditur se 555 prej tyre janë nën moshën 14 vjeç.

Kjo ministri nuk ka dhënë informacione në lidhje mënyrën se si kanë humbur këta fëmijë dhe të rinj.

Fëmijët dhe të rinjtë e humbur, kanë ardhur pa familjet ose pa prindërit e tyre nga vende të tilla si Afganistani, Siria, Eritrea, Maroku dhe Algjeria.

Ndërsa në deklaratën e bërë në muajin shkurt nga ana e Ministrisë Federale të Familjes, përgënjeshtroheshin pretendimet se në Gjermani kanë humbur mijëra fëmijë dhe të rinj emigrantë.

Ministria ishte shprehur se identiteti i disa emigrantëve ishte regjistruar më shumë se një herë gjatë kohës që bëhej regjistrimi i emigrantëve dhe theksohej se këto gabime ishin kapërcyer menjëherë pasi ishin vënë re.

Humbja e rreth 6 mijë fëmijëve dhe të rinjve emigrantë ka bërë të reagojë edhe opozita e vendit.

Qeveria gjermane akuzohet se nuk merr seriozisht kërcënimin çetave të prostitucionit apo që kanë në fokus abuzimet.



Lajme të ngjashme