Kerry: Përmendorja e viktimave në Hiroshima na tregon detyrën në mënyrë të dhimbshme

Ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë përkujtuan viktimat e Hiroshimës.

Kerry: Përmendorja e viktimave në Hiroshima na tregon detyrën në mënyrë të dhimbshme

Hiroshima, e cila gjatë Luftës së II Botërore, u shkatërrua nga bomba atomike e hedhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 6 gusht 1945, ku gjetën vdekjen 140 mijë njerëz, u bë dëshmitare e momenteve të një mirëpritjeje historike.

Krerët e diplomacisë së vendeve të G7-ës që përbëjnë ekonomitë më të mëdha në botë, u takuan në Hiroshmia të Japonisë.

Ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë përkujtuan viktimat e Hiroshimës.

Ata vendosën kurora me lule në memorialin e këtij qyteti simbol të bombës atomike.

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry shkroi histori duke qenë zyrtari më i lartë amerikan që ka vizituar ndonjëherë Hiroshimën dhe ka vendosur kurorë me lule për viktimat që vdiqën 71 vjet më parë nga bomba atomike.

Kerry, zyrtari më i lartë që ka vizituar përmendoren e viktimave të Hiroshimës gjatë detyrës, në fletoren e muzeut shkroi se e gjithë bota duhet të shohë këtë përmendore dhe duhet të ndjejë fuqinë e saj.

“Kjo përmendore, jo vetëm që na kujton detyrimin për ti dhënë fund kërcënimit të armëve bërthamore por në të njëjtën kohë na rikujton në një mënyrë të dhimbshme se duhet të evitojmë të gjitha luftërat" shkroi Kerry në këtë fletore dhe theksoi se lufta nuk duhet të jetë asnjëherë zgjidhja e parë dhe mund të zbatohet vetëm nëse nuk ka asnjë rrugë tjetër.

Ndërkaq shtatë fuqitë më të mëdha në një komunikatë të publikuar pas dy ditësh mbledhje në Hiroshima, në perëndim të Japonisë kërkuan një përshpejtim dhe një intensifikim të luftës kundër grupit DAESH-it në Irak dhe Siri, përballë një kërcënimi botëror të terrorizmit.

Kjo mbledhje përgatitore e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të G7-ës, para organizimit në fund të majit në Japoni të krerëve të shteteve dhe qeverive, u fokusua kryesisht mbi çarmatimin dhe mos përhapjen bërthamore.

Kryetarët e shteteve G7 do të takohen përsëri në Japoni në muajin e ardhshëm.



Lajme të ngjashme