Pakistani tronditet me tërmet të fuqisë 6,6 ballë

Një tërmet me fuqi prej 6.6 ballë sipas Rihterit goditi Pakistanin, ndërsa është ndjerë edhe në veri të Indisë.

Pakistani tronditet me tërmet të fuqisë 6,6 ballë

Mediat pakistaneze raportojnë se tërmeti ka ndodhur në orën 15:58 dhe se ka zgjatur disa minuta.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 39 kilometra nga qyteti pakistanez Ashkasham dhe 282 kilometra në verilindje të Kabulit në Afganistan.

Ende nuk ka informacione nëse tërmeti ka shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale.


Fjalët Kyçe: tërmet , Ashkasham , Pakistan , Indi

Lajme të ngjashme