Kerry u kërkon talebanëve fillimin e procesit të paqes

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ndodhet për një vizitë zyrtare në Afganistan.

Kerry u kërkon talebanëve fillimin e procesit të paqes

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ndodhet për një vizitë zyrtare në Afganistan ku SHBA-ja po merr pjesë gjerësisht me anë të përpjekjeve të vazhdueshme për vendosjen e paqes.

Sekretari Kerry organizoi konference të përbashkët për shtyp në Kabul me presidentin afgan, Ashraf Ghani gjatë së cilës iu drejtua me një thirrje talebanëve për të nisur procesin e paqes,.

“Kemi biseduar rreth qëllimit tonë të përbashkët, për fillimin e bisedimeve të paqes me talebanët”, deklaroi Kerry në përfundim të takimit me Ghani-n.

“Ne i bëjmë thirrje talebanëve për të hyrë tashmë në një proces paqeje për dhënien fund të konfliktit që po shkatërron Afganistanin prej vitit 2001”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme