Gjermani – Një zyrtar bën thirrje për dyfishimin e emigrantëve të dëbuar

Koordinatori i qeverisë gjermane për çështjet e emigrantëve, Peter Altmaier kërkoi që të rritet numri i dëbimeve të emigrantëve, të cilëve u janë refuzuar aplikimet për azil.

467840
Gjermani – Një zyrtar bën thirrje për dyfishimin e emigrantëve të dëbuar
Almanya göçmen.jpg

Koordinatori i qeverisë gjermane për çështjet e emigrantëve, Peter Altmaier kërkoi shtimin e numrit të dëbimeve të emigrantëve, të cilëve u janë refuzuar aplikimet për azil, duke shtuar se do të ishte real dyfishimi i numrit të atyre që vitin e kaluar janë riatdhesuar.

Peter Altmaier në një dalje publike të shtunën para mediave gjermane, theksoi se vitin e kaluar ishin dëbuar 22 mijë emigrantë, ndërsa 37 mijë e 220 prej tyre ishin kthyer në mënyrë vullnetare në vendet e tyre.

"Do të ishte si masë reale nëse ky numër në vitin 2016 do të dyfishohej dhe për këtë arsye shteti duhet të ndërmarrë veprime në këtë aspekt", tha Altmaier.

Vitin e kaluar në Gjermani kanë hyrë në shifër rekord 1.1 milion emigrantë dhe tani po punohet për përshpejtimin e procesit të dhënies së azilit ose për riatdhesimin e tyre që nuk plotësojnë kushtet.


Lajme të ngjashme