Franca përgënjeshtron lajmet për hapjen e zyrës së YPG në Paris

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka hedhur poshtë lajmet se YPG, e cila është zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri, do të hapë përfaqësinë e saj në Paris.

Franca përgënjeshtron lajmet për hapjen e zyrës së YPG në Paris

Në lidhje me këtë çështje Ministria e Jashtme franceze ka bërë një deklaratë me shkrim.

Në lidhje me lajmet se organizata terroriste do të hapë përfaqësi në Uashington dhe Paris komunikata shkruan: “I adresuari ynë në Siri është Koalicioni Kombëtar Sirian".

Në shkurt YPG kishte hapur përfaqësinë e saj në Moskë, kurse javën e kaluar e kishte hapur zyrën në Prag të Republikës së Çekisë.

Lideri i organizatës terroriste PYD, Salih Muslim në një deklaratë që kishte bërë javën e kaluar kishte thënë se synonin të hapnin një përfaqësi edhe në Francës.



Lajme të ngjashme