Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Merkel-Hollande: Optimizëm dhe unitet për krizën e refugjatëve

François Hollande dhe Angela Merkel dhanë të enjten një mesazh optimizmi dhe uniteti përballë krizës së refugjatëve duke anashkaluar mosmarrëveshjet e së kaluarës, gjatë Këshillit 18. të Ministrave Franko-Gjermanë veçanërisht konsensualë në Metz.

Merkel-Hollande: Optimizëm dhe unitet për krizën e refugjatëve

Gjatë konferencës së shtypit, që përmbylli takimin e përvitshëm, presidenti francez përkujtoi qëndrueshmërinë dhe besimin e marrëdhënieve intensive dhe të vazhdueshme midis dy vendeve.

“Ne ndajmë të njëjtin vullnet për t'i dëshmuar Evropës drejtimin e duhur”, u shpreh ai.

Kancelarja gjermane ishte shprehur me humor ndaj kritikave të formuluara në mesin e muajit shkurt nga ana e Kryeministrit francez, Manuel Valls, për politikën e saj të hapur kundrejt krizës së refugjatëve. Duke vizituar një kamp refugjatësh në Mynih, kreu i qeverisë franceze e kishte cilësuar se kjo politike nuk do të ishte e qëndrueshme në kohë.



Lajme të ngjashme