Kriza e refugjatëve - Papa Francesku do të vizitojë Lesbosin më 16 prill

Papa Francesku do të vizitojë më 16 prill ishullin grek të Lesbosit, porta kryesore hyrëse e refugjatëve dhe e emigrantëve në Evropë prej gati një viti, njoftoi të enjten në mbrëmje Vatikani.

Kriza e refugjatëve - Papa Francesku do të vizitojë Lesbosin më 16 prill

“​Me ftesë të kreut të Patrikanës Ortodokse të Stambollit, Bartolomeu I dhe të Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, lideri suprem i krishtërimit do të vizitojë ishullin për t'u thënë emigrantëve se janë të mirëpritur”, saktësoi zyra për shtyp e Selisë së Shenjtë.

“Papa vëren në krizën e emigrantëve në detin Egje një emergjencë të rëndësishme, që lidh kishat e krishtera në këtë rajon me shumicë ortodokse”, u shpreh zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.

Ai do të zhvillojë një vizitë disa orëshe, me shembullin e përcjellë nga Papa Francesku në ishullin italian të Lampeduzës, në korrikun e vitit 2013.



Lajme të ngjashme