Email-et e Cameron për presidentin e KE-së mbi skandalin “Panama Papers”

Cameron i kishte shkruar në vitin 2013 presidentit të KE-së për t’i sugjeruar një numër më të paktë kontrollesh në lidhje me asetet, një email i denoncuar nga opozita pas zbulimit të investimeve “offshore” të familjes së tij nga “Panama Papers”.

Email-et e Cameron për presidentin e KE-së mbi skandalin “Panama Papers”

Sipas një letre zyrtare drejtuar presidentit të Këshillit Evropian të asaj kohe, Herman Van Rompuy, që mban datën 14 nëntor e vitit 2013, ende në dispozicion në web faqen zyrtare të qeverisë brikanike, Cameron u shpreh se ishte e rëndësishme të kishin dijeni për dallimet themelore midis sipërmarrjeve dhe aseteve.

Asetet përbëjnë një formë menaxhimi të parasë ose të mirave materiale, që shpeshherë shërbejnë në Britaninë e Madhe për të mbështetur derdhjet në formë të ardhurash tek të afërmit, siç është rasti i pjesëtarëve të një familjeje.

Letra e Cameron u hartua në një kohë kur Bashkimi Evropian po miratonte forma të reja të kontrollit kundrejt çështjes së evazionit fiskal, kryeministri britanik vuri në dukje se disa dëshironin që Evropa të shkonte më tej për të shmangur keqpërdorimin e aseteve dhe marrëveshjeve me partnerët privatë.


Lajme të ngjashme