Power: Esadi pengon qasjen e ndihmave në zonat e rrethuara

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara diskutoi prapa dyerve të mbyllura gjendjen humanitare në Siri.

465661
Power: Esadi pengon qasjen e ndihmave në zonat e rrethuara

Esadi pengon qasjen e ndihmave humanitare në zonat që mbahen të rrethuara nga ana e ushtrisë së tij.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara diskutoi prapa dyerve të mbyllura gjendjen humanitare në Siri.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së, përgjegjës për çështjet humanitare të OKB-së dhe Koordinatori i Ndihmave Emergjente, Stepjen O'Brien, gjatë mbledhjes informoi pjesëmarrësit në mbledhjen e Këshillit.

Ambasadorja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Samantha Power, në prononcimin e saj të bërë për gazetarët pas mbledhjes së këshillit tha se regjimi i Sirisë nuk lejon qasjen e mjaftueshme të ndihmave humanitare në zonat nën rrethim të paraparë me marrëveshjen e armëpushimit.

Duke e bërë të ditur se gjatë muajit mars në zonat nën rrethim në Siri janë dërguar më pak ndihma humanitare në krahasim me një muaj më parë, ambasadorja Power tha: “Prej vitit 2012 e këtej në qytetin Deraa nga OKB-ja nuk ka arritur asnjë ndihmë e vetme në ushqim".

Ndërkaq O'Brien në deklaratën e bërë javën e kaluar tha se OKB-ja mori informata që banorët e Deraas janë duke ngrënë barë për shkak të urisë.

Power gjatë prononcimit të saj tregoi edhe në fotografi të ardhur nga Medaya ndërsa tha se OKB-ja dëshironte ta evakuoj fëmijën që ndodhet në foto për shkak të arsyeve shëndetësore, mirëpo regjimi nuk lejoi, ndërsa më pas bëri të ditur se fëmija 14-vjeçar ka humbur jetën ditën e hënë.

Power gjithashtu nga palët që kanë ndikim tek regjimi i Sirisë kërkoj të bëjnë presion mbi regjimin për çështjen e dërgimit të ndihmave humanitare.



Lajme të ngjashme