Aliyev: Armenia do të mbajë përgjegjësi nëse dështon armëpushimi

Presidenti Aliyev zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

465465
Aliyev: Armenia do të mbajë përgjegjësi nëse dështon armëpushimi

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi se pala armene do të jetë përgjegjëse nëse prishet marrëveshja e armëpushimit në linjën frontale Azerbajxhan-Armeni.

Sipas lajmit që përcjell agjencia e lajmeve të Azerbajxhanit, AzerTac, Presidenti Aliyev zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë bisedës Aliyev tha se pas thirrjeve të Azerbajxhanit për vendosjen e armëpushimit të njëanshëm, pala armene u përgjigj me vazhdimin e luftimeve, ndërsa armëpushimi arriti të vendoset dje në mesditë.

Ilham Aliyev tha se nëse vjen deri tek prishja e armëpushimit në vijën ndarëse mes dy vendeve Armenia do të jetë përgjegjëse për këtë.

Ndërkaq Presidenti Putin, duke shprehur shqetësimet nga tensionimi në vijën e frontit Azerbajxhan-Armeni tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e forcimit të armëpushimit.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në deklaratën e tij me shkrim duke e bërë të ditur se ndalimi i luftimeve është shpresëdhënëse, ka thënë se “Ne inkurajojnë palët ti përmbahen armëpushimit, të tregojnë maturi dhe të parandalojnë një tensionim të ri".

Stoltenberg, i cili vuri theksin në përkrahjen që i jepet punimeve të grupit të Minskut të OSBE-së, tha: “Tani është nevoja për kthimin e palëve në tavolinën e negociatave dhe të arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ky problem nuk ka zgjidhje ushtarake".

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit bëri të ditur se në saje të marrëveshjes së arritur mes palëve është vendosur armëpushim në vijën frontale Azerbajxhan-Armeni dhe se operacionet ushtarake janë ndaluar duke filluar prej datës 5 prill 2016 në orën 12.00 sipas orës lokale.

Ministria në fjalë gjithashtu tha se në përleshjet e jetuara prej datës 2 prill e këtej janë vrarë 70 ushtarë armen, janë shkatërruar 5 tanke dhe 5 makina të mbushura me municion.

Në deklaratë u bë e ditur se në këto përleshje kanë rënë dëshmorë 16 ushtarë azerbajxhanas.



Lajme të ngjashme