Helen Clark kandidate për drejtimin e OKB-së

Helen Clark, gruaja më lartë e pozicionuar në hierarkinë e Kombeve të Bashkuara, shpalli të hënën kandidaturën në garën për pasuesin e Ban Ki Moon si sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Helen Clark kandidate për drejtimin e OKB-së

Kandidatura e drejtoreshës së Programit të OKB-së për Zhvillim (PNUD), një nga agjencitë kryesore onuziane të specializuara, u prezantua në Wellington nga qeveria e Zelandës së Re, të cilën ajo e ka drejtuar në vitet 1999-2008.

Gjatë një interviste, Clark, 66 vjeç, nxori në pah eksperiencën e saj si drejtuese për rreth 30 vite si në krye të vendit të saj edhe në OKB, ku ajo drejton PNUD-in prej shtatë vitesh.

Një lëvizje në favor të një femre në krye të OKB-së ka filluar të krijohet, ndërkohë që tetë meshkuj kanë pasuar njëri-tjetrin prej 70 vitesh.



Lajme të ngjashme